bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
2 Thessalonians 2
2 Thessalonians 2
Albanian 1872
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
1
Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për të mbëledhunitë t’anë mb’atë,
2
qi të mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei, as të mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit.
3
Le të mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari të ngritunitë krye, edhe të sbulohetë nieriu i fajit, i biri së vdierrësë,
4
ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai të rrijë ndë tempullë të Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi.
5
Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto?
6
Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë të vet.
7
Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa të dali prei miedizit ai qi përmba tashti,
8
edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, të cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me të pamen’ e t’ardhunit vet,
9
i cilli ka me ardhunë mbas të vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim të shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë,
10
sepse nukë pritnë dashunin’ e së vërtetësë qi të shpëtohenë.
11
Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata të vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë,
12
qi të gjukohenë për të keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë të vërtetësë, por i pëlqyenë të shtrembëtësë.
13
Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën të dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14
qi mb’ate u thirri juve me anë të ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
15
Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë.
16
Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim të pasosun’ edhe shpëresë të mirë me anë të hirit,
17
ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë të mirë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3