bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Thessalonians 2
2 Thessalonians 2
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
1
Ndashti u lutem juve, o vëllezër, për të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe për të mbëledhuritë tënë mb’ atë,
2
Që të mos tundi ju shpet nga mëndëja juaj, as të mos trubëllohi as prej fryme, as prej fiale, as prej karte sikurse u shkrua prej nesh, se vallë u afrua dit’ e Krishtit.
3
Le të mos u gënjenjë juve ndonjë as mbë ndonjë mëndyrë; sepse s’ka për t’ ardhur’ ajo ditë, pa mos ardhurë më përpara të ngrituritë krye, edhe të sbulonetë njeriu i fajit, i biri humbejsë,
4
Ay që rri kundrë e ngrihetë përpietë kundrë çdo farë gjëje që thuhetë Perëndi a lutëje, kaqë sa ay të rrijë ndë tempull të Perëndisë si Perëndi, tuke dëftyerë vetëhen’ e ti se është Perëndi.
5
Nukë mbani mënt se kur ishnjam po përanë jush, u thoshnjam juve këto?
6
Edhe ndashti e dini atë që përmban atë, që të sbulonet’ ay ndë kohë të ti.
7
Sepse fshehësira e paudhërisë ndashti vepëronetë; vetëmë gjersa të hiqetë nga mezi ay që e përmban ndashti;
8
Edhe atëhere do të sbulonet’ i paudhi, të cilinë Perëndia do ta humbasë me frymën’ e gojësë ti, edhe do ta prishnjë me të parët’ e t’ ardurit ti;
9
I cili do të vinjë pas vepërimit të Satanajt me çdo fuqi e me shenje e me çudira gënjeshre,
10
Edhe me çdo kobim të shtrembëtësë, ndërmest atyre që humbasënë; sepse nukë pritnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtonjënë.
11
Edhe përëndaj Perëndia do t’u dërgonjë atyre vepërim kobimi, që t’i besonjënë gënjeshtrësë;
12
Që të gjykonenë për të keq gjith’ ata që nuk’ i besuanë së vërtetësë, po pëlqyenë të shtëmbëtënë.
13
Po neve na duhetë t’i falemi ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllezër të dashurë prej Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve që përpara herësë për shpëtim me shënjtërimin’ e Frymësë, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14
Që mb’ atë u thirri juve me anë të ungjillit tënë, për fitimin’ e lavdisë Zotit tënë Jisu Krishtit.
15
Përandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që u mësuatë, a nga fiala, a nga karta jonë.
16
Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krishti, e Perëndia edhe Ati ynë, ay që na deshi e na dha ngushullim të pasosurë edhe shpëresë të mirë më anë të hirit,
17
Ngushulloftë zemratë tuaja, edhe u forcoftë juve mbë çdo fialë e punë të mirë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3