bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Habakkuk 1
Habakkuk 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Vegimi që pa profeti Habakuk.
2
«O Zot, për sa kohë do të të thërras e ti nuk do të dëgjosh? Për sa kohë do të klith: “Dhunë!” e ti nuk do të ndërhysh?
3
Përse më bën të shoh padrejtësi, përse rri e vrojton prapësinë? Para kam shkatërrim e dhunë, dalin grindje e zënka.
4
Ndaj dhe ligji zbehet, kurrë nuk del në pah e drejta. Ndaj shtrembërohet drejtësia dhe i mbrapshti të drejtin rrethon.
5
Shikoni mes kombeve e vrojtoni, habituni e mrekullohuni, se po bëj diçka në ditët tuaja, s'do ta besoni kur t'jua tregojnë.
6
Ja, po ngre kaldenjtë, një komb i vrazhdë e i rrëmbyer, që kryq e tërthor tokës i bie, për të zaptuar banesat që nuk i takojnë.
7
I tmerrshëm e i frikshëm është ai, bën ligjin dhe nderin e vendos vetë.
8
Kuajt i ka më të shpejtë se leopardi, më të egër se ujqit e natës. Kalorësit e tij kalërojnë, prej larg vijnë ata. Lëshohen porsi shqiponja që prenë e përpin vetëtimthi.
9
Të gjithë ata dalin për dhunë, mori fytyrash vërshojnë e robër mbledhin porsi rërë.
10
Mbretërit i përqesh, prijësit i qesëndis, zgërdhihet me çdo fortesë, se ngre pirgje dhe i pushton.
11
Vërshon si era e kalon tej, është fajtor, se forcën ka për perëndi.
12
O Zot, ti që je prej fillimit, Perëndia im, i shenjti im i pavdekshëm. O Zot, për të gjykuar e caktove, o Shkëmb, për të ndëshkuar e vendose.
13
Sytë e tu janë tepër të pastër për ta parë ligësinë e prapësinë nuk e vrojtojnë dot. Përse i vrojton të pabesët, përse hesht kur i mbrapshti përpin të drejtin.
14
E bëre njerëzinë si peshqit e detit, si zvarranikët, që s'kanë zot mbi vete.
15
Kaldeu i gjuan të gjithë me grep, i tërheq me rrjetën e vet e me tratë i mbledh krejt, ndaj gëzohet e galdon,
16
ndaj i flijon rrjetës së vet, i djeg temjan tratës së vet, se falë tyre merr pjesë të majme, ushqim të shijshëm ha.
17
Mos për këtë do të vijojë rrjetën ta zbrazë e popujt pa fund t'i vrasë?».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3