bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Habakkuk 2
Habakkuk 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
1
«Në vrojtore do të qëndroj, mbi kullë do të zë vend, që të shoh se ç'do të më thotë Perëndia, ç'përgjigje do t'i japë ankesës sime.
2
Zoti më tha e m'u përgjigj: “Shkruaje vegimin, bëje të qartë në rrasa, që rrjedhshëm të lexohet.
3
Vegimi ka kohën e vet, nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen. Edhe në u vonoftë, prite, se vjen, vjen e nuk vonon.
4
Ja, i padrejti në shpirt, do të meket, por i drejti do të jetojë prej besimit të vet”.
5
Vërtet, pasuria është mashtruese, krenarin e bën të mos reshtë. Grykës është ai porsi skëterra, s'ngihet si mortja vetë. Për vete mbledh tërë kombet, grumbullon popujt krejt.
6
Por, tërë këta, do të hedhin thumba ndaj tij, me gjëegjëza në lojë do ta vënë e do të thonë: “Mjerë ai që shton çka s'është e tija, që pasurohet me pengjet që merr! Por, për sa kohë?”.
7
A s'do të ngrihen befas, ata që kamatë të paguajnë? A s'do të zgjohen, ata që të kallin datën? Preja e tyre do të bëhesh.
8
Shumë kombe bastise, ndaj, gjithë sa mbetën, ty do të të plaçkisin, për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend, të qyteteve e banorëve të tyre.
9
Mjerë ai që sjell fitime të mbrapshta në shtëpi e folenë e vet e ngre lart, që kthetrave të fatkeqësisë t'u shpëtojë!
10
Shtëpinë me turp e mbulove, vetë e pësove, se shumë popuj there.
11
Prej murit gurët do të thërrasin, e trarët do të përgjigjen prej pullazit.
12
Mjerë ai që me gjak ndërton qytete e me padrejtësi ngre vendbanime!
13
Ja, prej Zotit të ushtrive, a nuk shkojnë në zjarr mundimet e popujve e robtohen më kot kombet?
14
Plot do të jetë toka me njohurinë e lavdisë së Zotit, siç mbushin ujërat detin.
15
Mjerë ai që të afërtit i jep të pijë, e zbraz vrerin e vet dhe madje e deh, që ta shohë lakuriq!
16
U dende me turp e jo me nder. Pi edhe ti, parrethprerjen trego. Kupa e të djathtës së Zotit po të vërtitet, turpi nderin do të ta mbulojë.
17
Do të të kaplojë dhuna që hoqi Libani, kërdia e kafshëve do të të tmerrojë. Për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend, të qyteteve e banorëve të tyre.
18
Ç'dobi ka idhulli, kur trajtën ia jep gdhendësi, copa e metalit që mashtrim përhap? Ç'dobi ka idhulli, kur përfytyrimit të vet mjeshtri i beson? Idhujt që bëri janë memecë!
19
Mjerë kush i thotë drurit: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Ngrihu!”. Pse, idhulli do të të mësojë?! Ja, i veshur është me ar e argjend, por nuk ka frymë jete në të.
20
Por, Zoti është në tempullin e tij të shenjtë, mbarë toka para tij të heshtë».
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3