1 Corinthians 1:21 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,
Albanian 1827
Sepse si nukë njohu me sofi të Perndisë bota Perndinë me anë të sofisë deshi Perndia me marrëzi të dhidhahisë të sosjë ata që besojënë.
Albanian 1872
Sepse bota si nukë ngjofi Perëndinë me ditunin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrin’ e predikimit me shpëtuem ata qi besojnë.
Albanian 2018
Meqenëse njerëzit nuk e njohën Perëndinë nëpërmjet urtisë, atëherë Perëndia, me urtinë e tij, parapëlqeu t'i shpëtojë ata që besojnë, nëpërmjet marrëzisë së predikimit.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse bota si nukë njohu Perëndinë me diturin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrësin’ e të leçiturit të shpëtonjë ata që besonjënë.