1 Corinthians 12:23 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
Albanian 1827
E ato anë të kurmit që na dukenë se janë më të ksenderçura, nd’ato apëmë më të veshurë me shumë nder; e më të shëmtuaratë tona, ato kanë më shumë të stolisurë.
Albanian 1872
edhe ato copat’ e korpit qi na dukenë se janë ma të panderëshime, këtyneve u apimë ma shumë nderë; edhe të shumtuemetë t’ona kanë ma tepërë hie; e të hieshimetë t’ona s’kanë nevojë.
Albanian 2018
Ne kujdesemi më shumë për gjymtyrët që i vlerësojmë më pak dhe përpiqemi t'i zbukurojmë sa më shumë gjymtyrët më të pahijshme,
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ato anët’ e trupit që na dukenë se janë më të panderëshime, këtyreve u bëjmë më shumë nderë; edhe ato të shëmtuaratë tona kanë më tepërë hije.