1 Corinthians 13:3 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
Albanian 1827
Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.
Albanian 1872
Edhe ndë dafsha gjithë gjanë t’eme për me ushqyem të vobegjitë, edhe ndë dhansha ndër duer korpinë t’em për me u diegunë, e të mos kemi dashuni, s’më vëjen gja.
Albanian 2018
Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ndë ndafsha gjithë gjënë time për të ushqyerë të vobeqtë, edhe ndë dhënça ndër duar trupinë tim që të digjetë, e të mos kem dashuri, s’më bën dobi.