1 Corinthians 14:16 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua?
Albanian 1827
Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai që rri ndë vënd të llaikoit, qish do të përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij?
Albanian 1872
Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ai qi rri ndë vend të paditunit, si ka me thanë Amen, kur fale ndersë ti, sepse ai nukë di se qish thue.
Albanian 2018
Sepse, nëse ti e bekon Perëndinë me shpirt, si do t'i përgjigjet «Amen» falënderimit tënd dëgjuesi i thjeshtë i bashkësisë, përderisa nuk i kupton ato që thua?
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ay që rri ndë vënt të paditurit, qysh do të thotë Amin, kur fale ndersë ti, sepse ay nukë di se ç’thua.