1 Corinthians 14:21 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në ligj është shkruar: ''Unë do t'i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë'', thotë Zoti.
Albanian 1827
Ndë nom është shkruarë: Me të tjera gjuhëra e me të tjera buzëra do të flas ndë këtë llao, edhe as kështu do të gjegjenë mua, thotë Zoti.
Albanian 1872
Ashtë shkruem ndë ligjët: “Se me të tiera gjuhëna, e me të tiera buzë kam me i folunë këti populli, por as kështu s’kanë me më ndëgjuem” - thotë Zoti.
Albanian 2018
Në ligj është shkruar: « Këtij populli do t'i flas me njerëz që flasin gjuhë të tjera dhe me gojën e të huajve, por as kështu nuk do të më dëgjojnë », thotë Zoti.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Është shkruarë ndë nomt: “Se me të tiera gjjuhëra, e me të tiera buzë, do t’i flas këti llauzi; po as kështu nukë do të më dëgjonjënë”, thotë Zoti.