1 Corinthians 15:50 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
Albanian 1827
E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë të marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do të marrë pjesë të paprishurënë.
Albanian 1872
Edhe këte e thom, o vëllazën, se mish edhe gjak s’mundetë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë, as prishëja trashigon paprishëjenë.
Albanian 2018
Ja se ç'dua të them, o vëllezër: njerëzit prej mishi dhe prej gjaku nuk mund ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë e as kalbja nuk mund të trashëgojë moskalbjen.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe këtë e them, o vëllezër, se mish edhe gjak s’munt të trashëgonjë mbëretërin’ e Perëndisë, as prishëja trashëgon paprishëjenë.