1 Corinthians 4:3 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore; madje as vetveten nuk e gjykoj.
Albanian 1827
Po mua pak më përton të gjukonem nga jush, a nga gjuqi i njerëzet, e më tepërë që as bëj gjuq për vetëhe.
Albanian 1872
Sa për mue fort pak gja ashtë të gjukohem prei jush, a prei gjyqit nieriut, por as unë s’gjukoj vetëhenë t’eme.
Albanian 2018
Sa për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse gjykohem nga ju apo nga ndonjë gjyq njerëzor dhe, madje, as vetë unë nuk e gjykoj veten.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sa për mua fort pak gjë është që të gjykonem prej jush, a prej gjyqit njeriut; po as nukë gjykonj vetëhenë time.