1 Corinthians 7:28 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t'ju kursej juve.
Albanian 1827
E ndë marrç grua, nukë ke faj. E nd’u martoftë një vergjëreshë, nukë fëjen, po do të kenë t’idhura ndë kurm të tillëtë. E unë u kurcej juvet.
Albanian 1872
Por edhe ndë u martofsh, nukë fëjen; edhe virgjinesha ndë u martoftë, nukë fëjen, por të tillëtë nierës kanë me pasunë shtrëngim ndë misht, e un’ u kursej juve.
Albanian 2018
Nëse martohesh, nuk mëkaton. Edhe një virgjëreshë nëse martohet, nuk mëkaton. Por të martuarit hyjnë në mundime trupore dhe këtë dua t'jua kursej.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po edhe ndë u martofsh, nukë fëjeve; edhe vërgjiresha ndë u martoftë, nukë fëjeu; po të tillë njerës do të kenë shtrëngim ndë misht; e un’ u kurcenj juve.