1 Samuel 14:34 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pastaj Sauli urdhëroi: "Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: "Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij!". Kështu gjithkush nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.
Albanian 2018
Shkoni nëpër popull e u thoni ta sjellin kaun a dashin tek unë. Ta therin këtu e pastaj ta hanë, që të mos mëkatojnë kundër Zotit duke e ngrënë me gjak». Atë natë secili solli kaun e vet dhe e theri atje.