2 Corinthians 1:12 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Mburrja jonë, në fakt, është kjo: dëshmimi i ndërgjegjes sonë se ne jemi sjellë me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e Perën-disë në botë dhe sidomos përpara jush, jo me dituri mishi, por me hirin e Perëndisë.
Albanian 1827
Sepse të mburturitë tanë këjo është, fiqiri inë i qëruarë, sepse rruam na ndë botë me zëmërë të hapëtë e me të drejtë të Perndisë, jo me sofi të kurmit, po me hir të Perndisë, edhe më tepërë mbë juvet.
Albanian 1872
Sepse lavdimi ynë ashtë kyi, deshmia e ndërgjegjëjesë t’onë, se e shkuem jetënë ndë këte botë me zemërë të mitun’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituni të mishit, por me hir të Perëndisë, edhe ma tepërë te ju.
Albanian 2018
Ne krenohemi e për këtë dëshmon edhe ndërgjegjja jonë, se kemi jetuar në botë, e veçanërisht mes jush, me thjeshtësi dhe me sinqeritetin që vjen nga Perëndia, të udhëhequr nga hiri i tij e jo nga urtia njerëzore.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse të mburruritë tanë është këta, martiria e ndërgjegjëjesë tonë, se e shkuamë jetënë ndë këtë botë me zemërë të mitur’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituri të mishit, po me hirëë Perëndie, edhe më tepërë te ju.