2 Corinthians 1:17 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kur mora këtë vendim, vallë mos kam vepruar me mendjelehtësi? Apo ato që unë vendos, i vendos sipas mishit, që të jetë tek unë po, po dhe jo, jo?
Albanian 1827
E si qe i tili nijeti im, mbase qeshë i paqëndruarë ndë fjalë? A ato që silloisem i silloisem njerëzisht, që të jetë ndanë meje, e e, e jo jo?
Albanian 1872
Tue menduem pra këte, vallë mos e përdora me të letë? Apor sa mendoj, i mendoj mbas mishit, qi të jetë mbë mue po po, e jo jo?
Albanian 2018
Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them «po» e «jo» njëherësh?
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Tuke menduarë pra këtë, vallë mos e përndora me të lehëtë? Apo sa mendonj, i mendonj pas mishit, që të jetë mbë mua po po, e jo jo?