2 Corinthians 10:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Në qoftë se dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit, ashtu edhe ne jemi të Krishtit.
Albanian 1827
Vështroni ato që dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe të tij të jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, që sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet të Krishtit.
Albanian 1872
Shifni ato qi dukenë për faqe: ndë pastë kushi shpëresë mbë vetëvetëhenë se asht’ i Krishtit, le ta mendojë këte për-së-ri prei vetëvetëhesë. Se sikurse ai asht’ i Krishtit, kështu edhe na jemi të Krishtit.
Albanian 2018
Shikojini gjërat siç janë. Nëse dikush është i bindur se është i Krishtit, le ta mendojë edhe një herë këtë gjë, sepse sikurse ai është i Krishtit, ashtu jemi edhe ne.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
A shihni ato që dukenë për faqe? Ndë shpëreftë ndonjë mbë vetëhen’ e ti se ësht’ i Krishtit, le ta mendonjë këtë përsëri prej vetëhesë ti, se sikundrë ay ësht ’ i Krishtit, kështu edhe neve jemi të Krishtit.