2 Corinthians 10:8 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Edhe, nëse unë do ta mburrja veten më tepër për autoritetin tonë, që Zoti na dha për ndërtimin tuaj dhe jo për shkatërrimin tuaj, nuk do të turpërohesha.
Albanian 1827
Sepse nd’u mburça gjë më tepërë për eksusi tënë, që na dha Zoti nevet për dërtim, e jo për prishëjë tuaj, nukë do të më nguqej faqea.
Albanian 1872
Sepse edhe ndë u lavdofsha pakëzë ma tepërë për pushtetinë t’anë, qi na dha Zoti për të ndërtuemitë, e jo për të rrëzuemitë tuei, s’kam me u turpënuem,
Albanian 2018
Edhe pse krenohem shumë me pushtetin që Zoti na e dha për t'ju ndihmuar të rriteni në besim e jo për t'ju shkatërruar, nuk ka pse të më vijë turp.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse, edhe ndë u mburrça ca më tepërë për pushtetinë tënë, që na dha Zoti për ndërtesë, e jo për të rrëzuarëtë tuaj, s’do të turpëronem;