2 Corinthians 12:15 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sa për veten time, unë do të shpenzoj me gëzim dhe do të shpenzohem për shpirtrat tuaja, megjithse ju dua më fort dhe më doni më pak.
Albanian 1827
E unë me shumë gëzim do të prish nga imea, e më shumë më tepërë do të ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë më shumë, juvet më doi më pak.
Albanian 1872
Por unë kam me prishunë me gëzim të math, edhe kam me u prishunë për shpirtënat tuei, ndonëse tue u dashunë juve ma tepërë, duhem ma pak.
Albanian 2018
Me gëzim të madh do të shpenzoj e do të shpenzohem krejtësisht për ju. Megjithëse unë ju dua më shumë, ju më doni më pak.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po unë do të prish me gëzim të math, edhe do të prishem për shpirtërat tuaj, ndonëse tuke u duashurë juve më tepërë, duhem më pak.