2 Corinthians 13:9 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse ne gëzohemi kur jemi të dobët dhe ju jeni të fortë; dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.
Albanian 1827
Sepse nevet gëzonemi kur jemi të smundurë, e juvet të shëndoshë. E këtë e kërkojmë nga Perndia (domethënë) të teliosuritë tuaj.
Albanian 1872
Sepse gëzohemi kur na jemi të dobë, e ju jeni të fortë, edhe për këte lutemi, do me thanë, për të kulluemit tuei.
Albanian 2018
Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse gëzonemi, kur neve jemi të dobë, e ju jeni të fuqishim; edhe për këtë lutemi, do me thënë për të ndrequrit tuaj.