2 Corinthians 2:10 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,
Albanian 1827
E mb’atë që bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij që ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, që të mos dëmëtonemi nga Satanai.
Albanian 1872
Edhe ati qi t’ia falni, ia fal edhe unë, sepse ndë ia kam falun’ unë ndonjianit, kuit do qi t’ia kemi falunë; për ju e bana këte, përpara Krishtit,
Albanian 2018
Atij që do t'i falni ndonjë faj, ia fal edhe unë. Prandaj edhe unë, kur kam falur ndonjë faj, nëse më është dashur të fal, këtë e kam bërë për ju para Krishtit,
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne;