2 Corinthians 2:4 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.
Albanian 1827
Sepse nga helmi i shumë e gulçimi i zëmërësë u shkrova juvet me shumë lot, jo që të helmoneni, po që të njihni dashurinë që kam shumë më tepërë mbë ju.
Albanian 1872
Se prei shumë shtrëngimi e acarimi të zemërës’ u shkrova juve me shumë lot, jo qi të idhënohi, por qi të ngjifni dashuninë qi kam ma tepërë mbë ju.
Albanian 2018
Ju shkrova me pikëllim të madh, me ankth në zemër e me lot, jo për t'ju trishtuar, por që të njihni dashurinë e madhe që kam për ju.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju.