2 Corinthians 7:12 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Edhe pse ju shkrova, nuk e bëra as për atë që e bëri padrejtësinë, as për atë që e pësoi, por që të shfaqet në mes tuaj kujdesi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.
Albanian 1827
Adha edhe nd’u shkrova juvet, nuk’ e bëra për atë që bëri të sharitë, as për atë që u sha, po të bëj të duketë spudhia inë që kemi për juvet, përpara Perndisë.
Albanian 1872
Përandai ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bana këte për ate qi bani paudhë, as për ate qi iu ba paudhë, por qi të shpërfaqetë te ju ai nxitimi ynë qi kemi për ju përpara Perëndisë.
Albanian 2018
Edhe pse ju shkrova, nuk ju shkrova që të ndëshkoj atë që bëri padrejtësi e as për t'i dalë në mbrojtje atij që iu bë padrejtësi, por që të duket qartë mes jush përkushtimi që keni ndaj nesh, para Perëndisë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Përandaj, ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bëra këtë për atë që bëri pa udhë, as për atë që iu bë paudhë, po që të çpërfaqetë te ju ay nxitimi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.