2 Corinthians 8:10 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Lidhur me këtë po ju jap një këshillë, sepse kjo është e dobishme për ju, që vjet filluat jo vetëm ta bëni, por edhe ta dëshironi.
Albanian 1827
E u ap juvet nasihat mbë këtë, sepse ësht’ e vëjierë për juvet këjo, që e nistë jo vetëmë ta bëjëtë, po edhe ta dojëtë që vjet.
Albanian 1872
Edhe për këte u ap juve këshillë, se këjo ashtë për të mirënë tuei, qi e filluetë çë viet jo veç me e bamë, por edhe me e dashunë.
Albanian 2018
Për këtë gjë po ju jap një mendim: është në dobinë tuaj që atë që filluat të bëni vitin e shkuar, jo vetëm ta bëni, por edhe të dëshironi ta bëni.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe për këtë u ap juve këshillë; sepse këjo është për të mirënë tuaj, që e zutë që viet jo vetëmë për të bërë, po edhe për të dashurë.