2 Peter 1:19 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.
Albanian 1827
Ma kemi më të paluajturë kuvëndn’ e profitëvet, mb’atë bëni mirë që viri veshnë si mbë llambadhë që feks ndë vënd t’errëtë, ngjera sa të hapjë dita e të dalë Ulli i mëngjesit ndë zëmëra tuaj.
Albanian 1872
Edhe kemi ma të vërtetueshime fjalën’ e profezisë, mb’ate bani mirë me vumë vesh, porsi mbë kandile qi ndrit ndë vend t’errëtë, deri sa të sbardhi dita, e të lejë ylli i dritësë ndë zemërat tueja;
Albanian 2018
Kështu jemi më të sigurt për fjalën profetike, të cilën bëni mirë ta keni si një pishtar që ndriçon në një vend të errët, derisa të agojë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe kemi më të vërtetuarshëme fialën’ e profitisë, asaj bëni mirë t’i vëni vesh, posi kandilit që ndriçon ndë vënt t’ errëtë, gjersa të sbardhë drita, e të lintnjë ylli i dritësë ndë zemërat tuaja.