2 Samuel 17:21 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pas nisjes së këtyre të fundit, të dy dolën nga sterna dhe shkuan të njoftojnë mbretin David. Dhe i thanë Davidit: "Shpejtoni dhe kaloni menjëherë lumin, sepse kjo është ajo që Ahithofeli ka këshilluar kundër jush".
Albanian 2018
Pasi u larguan shërbëtorët e Absalomit, ata dolën prej pusit, shkuan për të njoftuar mbretin David e i thanë: «Ngrihu e kalo shpejt lumin, se kështu e kështu i ka këshilluar Ahitofeli kundër jush».