2 Samuel 8:2 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Mundi edhe Moabitët dhe i mati me litar, mbasi i shtriu për tokë. Me dy litarë mati ata që duhet të vriteshin dhe me një litar të plotë ata që do të mbeteshin të gjallë. Kështu Moabitët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit.
Albanian 2018
Ai mundi edhe moabitët. I shtriu përtokë dhe i ndau në rreshta. Dy rreshta i vrau dhe një rresht e fali. Moabitët iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin.