2 Thessalonians 1:10 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që Perëndia ynë t'ju bëjë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë me fuqinë çdo qëllim të mirë dhe veprën e besimit,
Albanian 1827
Atëherë kur të vijë për të nderuarë mbë Shënjtorë të tij e të bënetë i çuditurë mbë gjith’ ata që kanë besuarë (sepse u besua martiria onë mbanë juvet) mb’atë ditë.
Albanian 1872
kur të vijë të lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe të mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë.
Albanian 2018
Atë ditë ai do të vijë për t'u përlëvduar bashkë me të shenjtët e vet e për t'u admiruar bashkë me të gjithë ata që i kanë besuar, sepse ju i besuat dëshmisë sonë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Kur të vinjë të lavdëronetë ndër shënjtorët të ti, edhe të bënet’ i çudiçim ndër gjith’ ata që besonjënë (sepse ju i zutë besë martirisë tonë), nd’atë ditë.