Acts 1:13 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.
Albanian 1827
E poqë hinë ndë shtëpi, hipnë ndë hoçore, tek rrijnë e pritnë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea, Filippoi edhe Thomai, Varthollomeua edhe Mattheua, Iakovoi i biri Allfeosë, edhe Simon Zilloteu, edhe Iudha vëllai i Iakovit.
Albanian 1872
Edhe kur hynë ndë qytet, hynë ndë dhomë të siprëme, atie ku kishinë të ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit.
Albanian 2018
Kur hynë në qytet, shkuan te dhoma e sipërme e shtëpisë ku rrinin. Ata ishin Pjetri e Gjoni, Jakobi e Andrea, Filipi e Thomai, Bartolomeu e Mateu, Jakobi i Alfeut, Simon Zelltari e Juda i Jakobit.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe kur hynë, hipnë ndë dhomët të sipërme, atie ku kishinë të ndenjuritë Pietri e Jakovi e Joanni e Andhreu, Filippi edhe Thomaj, Varthollomeu edhe Mattheu, Jakovi i bir’ Allfeut edhe Simon Zillotiu, edhe Judha i vëllaj Jakovit.