Acts 11:5 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
''Unë po lutesha në qytetin e Jopes, kur u rrëmbeva në ekstazë dhe pashë një vegim: një send, që i ngjante një çarçafi të madh të kapur në të katër cepat, po zbriste si të ulej poshtë prej qiellit dhe arriti deri tek unë.
Albanian 1827
Unë jeshë ndë qutet ndë Iop e faleshë, e paçë ndë një ekstas këtë të parë, njëfarë enë posi çarçaf i madh varturë nga të katër anëtë, e zbriti nga Qielltë e erdhi ngjera tek u.
Albanian 1872
Un’ ishiem ndë qytet të Ioppësë tue u falunë, edhe pashë nji të pame ndë jangi, Sikur sdrypte nji anë, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei së katër anësh, e lishoi poshtë prei qiellit, edhe erdhi deri tek unë;
Albanian 2018
«Isha në qytetin e Jopës e po lutesha kur, i rrëmbyer nga Shpirti i shenjtë, pashë një vegim. Diçka si një pëlhurë e madhe po zbriste dhe, e mbajtur në të katër cepat, ulej nga qielli deri tek unë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
“Un’ ishnjam tuke falurë ndë qytet të Joppësë; edhe pashë një të parë ndë të habiturë, sikur sbriste një enë posi një pëlhur’ e madhe lidhurë nga të katër’ anëtë, e lëshonej poshtë nga qielli, edhe erdhi gjer tek unë.