Acts 12:11 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ''Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve''.
Albanian 1827
E Petrua si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Ndashti e njoha me të vërtetë se paska dërguarë Zoti ëngjëllin’ e tij, e më shpëtoi mua nga duart’ e Irodhit, e nga gjithë shpresëja e llaoit së Çifutet.
Albanian 1872
Edhe Pietri si erdhi ndë vetëvetëhet, tha: Tashti e dij me të vërtetë se Zoti dërgoi engjullin’ e vet, edhe më dëliri prei dorësë Herodit, edhe prei gjithë shpëresësë popullit Iudevet.
Albanian 2018
Atëherë Pjetri erdhi në vete e tha: «Tani e di me të vërtetë se Zoti dërgoi engjëllin e tij e më çliroi nga duart e Herodit e nga gjithçka që judenjtë kishin ndër mend të bënin me mua».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe Pietri, si erdhi ndër vetëhe, tha: “Ndashti e di me të vërtetë, se Zoti dërgoj ëngjëllin’ e ti, edhe më shpëtoj nga dor’ e Irodhit, edhe nga gjithë shpëresa e llauzit Judhenjet.”