Acts 15:2 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.
Albanian 1827
E si bënë shumë qartë e filloniqi Pavllua edhe Varnava për këtë punë me ata, apofasisnë të vijnë për këtë punë Pavllua edhe Varnava, edhe ca të tjerë prej suresh, nd’Ierusalim mbë apostoj e mbë pleq.
Albanian 1872
Por ata mbassi u hangrën mëjaft, edhe banë kërkime me fjalë me Paulin’ e me Barnabënë, së mbrapëni e këputnë fjalënë me hypunë Pauli edhe Barnaba, edhe disa të tierë prei atyneve te apostujt edhe te pleqt ndë Ierusalem për këte kërkim.
Albanian 2018
Atëherë pati një zënkë të fortë mes tyre dhe Palit e Barnabës, sepse nuk ishin në një mendje. Kështu u caktua që Pali, Barnaba dhe disa prej atyre që kishin ardhur nga Judeja, të shkonin në Jerusalem e të flisnin për këtë çështje me apostujt e me pleqtë e kishës.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po passi u bë të çarë, edhe Pavli e Varnava bënë mjaft të kërkuarë me fialë me ata, e panë me udhë të hipënjë Pavli edhe Varnava edhe ca të tjerë nga ata te apostojt’ edhe te pleqtë ndë Jerusalim për këtë të kërkuarë.