Acts 19:17 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kjo u muar vesh nga të gjithë Judenjtë dhe Grekët që banonin në Efes, dhe të gjithë i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar.
Albanian 1827
E këtë punë e mpsuanë gjithë çifutë edhe Elinëtë që rrijnë nd’Efeso. E hiri frikë mbë gjith’ ata, e madhonej ëmërit e Zotit Iisuit.
Albanian 1872
Edhe këjo u ba e ditëme mbë gjithë Iudeit e Grekët qi rrijinë ndë Efesë; edhe i muer frika të gjith’ ata, edhe madhënohei emëni i Zotit Iesu.
Albanian 2018
Kur të gjithë banorët e Efesit, judenjtë e helenët, e morën vesh këtë gjë, i zuri frika të gjithë dhe lavdëronin emrin e Zotit Jezu.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe këjo u bë e diturë mbë të gjithë, mbë Judhenj e mbë Grekë, që rrininë nd’ Efesë: edhe të gjith’ ata i mori frika, edhe madhëronej emëri i Zotit Jisu.