Acts 19:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
Albanian 1827
Ma sepse qenë ca gurëcuarë e nukë ipnë besë, po shaijnë udhën’ e Zotit përpara turmësë, u mërgua prej suresh, e ndau mathitejtë, e dhidhaks ngadita ndë skolio të njëit Tirannit.
Albanian 1872
Por disa mbassi ishinë të ashpërë, e s’u mbushei mendia, por flisinë keq për udhën’ e Zotit përpara gjindëjesë, u mërgue prei atyneve, edhe dau dishepujtë, tue lëgjiruem përditë ndë shkollë të nji farë Tyranni.
Albanian 2018
Disa njerëz kokëfortë nuk u bindën dhe filluan të flasin keq e ta shajnë Udhën e Zotit para popullit. Atëherë Pali u largua prej aty, mori me vete dishepujt dhe foli çdo ditë në shkollën e dikujt që quhej Tiran.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po ata passi ashpëroneshinë e s’u mbushej mëndëja, po flisninë keq për udhën’ e Zotit përpara gjëndëjesë, u largua nga ata, edhe ndau nxënësitë, tuke kuvënduarë përditë ndë skoli të një farë Tyranni.