Acts 20:15 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.
Albanian 1827
E ateje hapm plëhurë, e ditën’ e nesërme arrijtim karshi Hiosë. E tjetërënë ditë duallm ndë Samo, e si qëndruam ndë Trojilë, nesëret erdhm ndë Milito.
Albanian 1872
Edhe prei andyj lundruem, edhe ditën’ e nesërme erdhëm kundruell Hiosë; edhe tietrënë ditë e mbërrim ndë Samë; edhe si mbetëm ndë Trogylli, ndë nesëret erdhëm ndë Miletë.
Albanian 2018
Të nesërmen, lundruam prej aty dhe arritëm përballë Kiosit. Ditën tjetër arritëm në Samos dhe të nesërmen mbërritëm në Milet.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe që andej lundruam, edhe mbë të nesërmet erthmë kundruell Hiosë; edhe ditënë tietërë harritëm ndë Samë; edhe si mbetmë ndë Trogjylli, mbë të nesërmet erthmë ndë Militë.