Acts 21:11 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: ''Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t'a dorëzojnë johebrenjve''.
Albanian 1827
E si erdhi ndë navet, e mori brezn’ e Pavllosë e lidhi duart’ e tij edhe këmbëtë, tha: Kështu thotë Shënjti Shpirt, njerinë që kij brez ësht’ i tija, kështu do ta lidhjënë çifutë nd’Ierusalim, e do ta apënë ndë duar të miletevet së tjera.
Albanian 1872
Edhe ai si erdhi te na, muer brezin’ e Paulit, edhe lidhi duert’ e kambët’ e veta, e tha: Këto thotë Shpirti Shenjt. Kështu Iudeitë ndë Ierusalem kanë me lidhunë ate burrinë, të cillit ashtë kyi bres, edhe kanë me e dhanë ndë duer të kombevet.
Albanian 2018
Ai erdhi te ne, mori brezin e Palit, lidhi me të këmbët e duart dhe tha: «Ja seç thotë Shpirti i shenjtë: kështu do ta lidhin në Jerusalem judenjtë njeriun që mban këtë brez e do t'ua dorëzojnë kombeve».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay si erdhi te neve, mori brezin’ e Pavlit, edhe lidhi duart’ edhe këmbët’ e tia, e tha: “Këto thotë Frym’e Shënjtëruarë. Kështu do të lithnjënë Judhenjtë ndë Jerusalim atë burrinë, të cilit është kyj bres, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet.”