Acts 21:25 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç'të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria''.
Albanian 1827
E sa për ata Ethnikotë që besuanë nevet u shkruam, e kemi vënë sinuar të mos vështrojënë këto, po veçe të ruhenë ata nga ato që therjënë nd’Idhollë, nga gjaku, nga të mbituratë, edhe nga kurvëria.
Albanian 1872
Sa për ata kombet qi kanë besuem, na u dërguem letër, edhe e pam me udhë ata të mos ruejnë t’atillë, veç të ruhenë prei kurbanit idhujvet, edhe prei kafshësë mbytëmë, edhe prei kurvënisë.
Albanian 2018
Ndërsa besimtarëve të kthyer prej kombeve u kemi dërguar një letër në të cilën kemi gjykuar se duhet të ruhen nga flijimet që u kushtohen idhujve, të mos pinë gjak, të mos hanë kafshë të mbytura e të ruhen nga kurvëria».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sa për ata kombetë që kanë besuarë, neve u dërguam kartë, edhe e pam me udhë ata të mos ruanjënë të tillë gjëje, veçe të ruhenë prej kurbanit idhujvet, edhe prej gjakut, edhe prej kafshësë mbyturë, edhe prej kurvërisë.”