Acts 21:34 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.
Albanian 1827
E nga llaoi, cili thërrit një punë, e cili tjetërënë. E si s’mund të mpson të vërtetënë nga nakatosia, porsiti ta bijn’ atë ndë kala.
Albanian 1872
Edhe ndërmiet gjindëjesë thërrisinë disa për nji punë, e disa të tierë për nji tietërë punë; edhe mbassi nukë mundei me marrë vesht të vërtetënë prei trubullimit, urdhënoi me e prumë ndë kastëll.
Albanian 2018
Disa njerëz nga turma bërtisnin e thoshin një gjë, ndërsa të tjerë një gjë tjetër. Meqë nuk mundi të merrte vesh gjë me saktësi për shkak të rrëmujës, urdhëroi ta sillnin Palin në fortesë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ndërmest të gjëndëjesë bërtisninë ca për një punë, e ca të tierë për tiatërë punë; edhe passi nukë munte të marrë vesh të vërtetënë nga trazyra, urdhëroj ta shpienë ndë kastrë.