Acts 24:14 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Perëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët,
Albanian 1827
Unë të mollojis tij këtë që sikundr’ është këjo udhë (e besësë) që thonë këta eres, kështu lëvdoj Perndin’ e baballarëvet, me të besuarë mbë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom edhe ndë profitë.
Albanian 1872
Por rrëfej këte te ti, se mbas udhësë qi këta i thon’ eresi, kështu lus Perëndinë e përindvet mi, tue u besuem gjith’ atyne qi janë shkruem ndë ligjët edhe ndër profetënit;
Albanian 2018
Por, po të dëshmoj se sipas Udhës së Zotit Jezu, të cilën ata e quajnë sekt, unë adhuroj Perëndinë e etërve tanë, duke besuar gjithçka që është shkruar në ligjin dhe në librat e profetëve.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po rrëfenj këtë të ti, se pas udhësë, që këta i thonë eresi, kështu lus Perëndin’ e atërëvet mi, tuke besuarë gjith’ atyre që janë shkruarë ndë nomt edhe ndë profitërit.