Acts 26:10 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
Albanian 1827
Sikundr’ edhe e bëra nd’Ierusalim. E shumë nga Shënjtorëtë mbilla unë ndë hapsanë, si paçë marrë urdhërinë nga të parët’ e priftëret, e kur vritishnë ata, edhe unë shtjerë koqenë për ta.
Albanian 1872
sikurse edhe punova ndë Ierusalem; edhe shumë vetë prei shenjtënavet un’ i mbylla ndë burk, si paç marrë pushtet prei krye-priftënavet; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fjalënë kundrë atyneve.
Albanian 2018
dhe këtë gjë bëra në Jerusalem. Me pushtetin që mora nga kryepriftërinjtë kam çuar në burg shumë nga të shenjtët dhe kam dhënë miratimin tim kur i dënonin me vdekje.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sikundrë edhe punova ndë Jerusalim, edhe shumë vetë nga shënjtorëtë un’ i mbylla ndër burk, si paç marrë pushtet nga kryepriftëritë; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fialënë kundrë atyreve.