Acts 27:17 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.
Albanian 1827
Për të ngrijturë të varkësë bënë ndihmëra, e ngjeshjëm karavnë me tërkuzë, se trëmbishnë të mos bijnë ndë kserë, e si zbritnë plëhurëtë, kështu armenisnë.
Albanian 1872
të cillënë si e ngritnë, bajinë të ndimueme, tue ngjeshunë lundrënë përposhtë; edhe mbassi patnë frikë mos me ranë ndë cekë, sdrypnë pëlhuratë, edhe kështu biheshim andej e këndej.
Albanian 2018
Pasi e ngritën lart varkën e shpëtimit, përdorën litarë për ta lidhur anijen e për ta bërë më të fortë. Nga frika se mos ngecnin në rërë pranë Sirtit, hodhën spirancën pluskuese dhe e lanë anijen ta lëvizte era.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Të cilënë si e ngritnë, bëninë ndihmë tuke ngjeshurë lundrënë përposh; edhe kështu biheshim andej e këtejë.