Acts 3:24 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë.
Albanian 1827
Edhe gjithë profitëtë që kanë folë që nga Samuili e pastaje, profitepsnë këto dit.
Albanian 1872
Edhe gjithë profetënitë çë prei Samuelit e mbaskëndai, sa folnë, dhanë za çë përpara edhe për këto ditt.
Albanian 2018
Dhe të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur, që nga Samueli e deri te të tjerët pas tij, i kanë paralajmëruar këto ditë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
– Edhe gjithë profitëritë që nga Samuili e paskëtaj sa folnë, dhanë zë (që përpara) edhe për këto dit.