Acts 6:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;
Albanian 1827
Ma u ngrenë ca nga Sinagoji që thuhetë i Livertinëvet, edhe i Qirinevet, edhe i Aleksandhrinovet, edhe ca nga Qiliqia, e nga Asia, e bëijnë filloniqi me Stefanë.
Albanian 1872
Atëherë u ngritnë disa prei synagoget qi thohei i Libertinëvet, edhe Kyrenianëvet, edhe e Aleksandrianëvet, edhe prei atyneve qi ishinë kah Kylikia e kah Asia, edhe haheshinë me fjalë me Stefaninë.
Albanian 2018
Atëherë, disa nga sinagoga e të ashtuquajturve libertinë, bashkë me disa kireneas, me disa aleksandrinë dhe me disa judenj nga Kilikia e Azia, filluan të rragateshin me Stefanin.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Atëhere u ngritnë ca nga sinagogjia që thuhet’ e Livertinëvet, edhe e Qyrineaset, edhe e Aleksandhreaset, edhe nga ata që ishinë nga Qiliqia e nga Asia, e haheshinë me fialë me Stefaninë.