Acts 9:40 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë Pjetri, mbasi i nxori jashtë të gjithë, u ngjunjëzua dhe u lut. Pastaj iu kthye trupit dhe tha: ''Tabitha, çohu!''. Dhe ajo i hapi sytë dhe, si pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.
Albanian 1827
E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre të rrij.
Albanian 1872
Por Pietri mbassi nxuer të gjithë jashtë, u ul mbë gjuj e u fal; edhe si u këthye prei anësë korpit, tha: Tabitha, ngreu. Edhe ajo çeli syt’ e vet, edhe kur pa Pietrinë, u ngrit, e ndenji.
Albanian 2018
Pjetri i nxori të gjithë përjashta dhe ra në gjunjë e u lut. Pastaj iu drejtua të vdekurës e tha: «Tabita, ngrihu!». Atëherë ajo hapi sytë, pa Pjetrin dhe u ngrit ndenjur.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po Pietri passi i nxori të gjitha jashtë, u unjq mbë gjunj edhe u fal; edhe u këthye te trupi e tha: “Tavitha, ngjallu.” Edhe ajo hapi syt’ e saj, edhe kur pa Pietrinë u ngrit e ndenji.