Colossians 1:16 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.
Albanian 1827
Sepse me anë t’atij janë bërë gjithë punëtë, ato që janë ndë Qiell, edhe ato që janë ndë Dhe, ato që dukenë, edhe ato që nukë dukenë; kaqë Fronetë, kaqë Zotëritë, kaqë Arhitë, kaqë Eksusitë, të gjitha me anë t’atij, e me kshill të tij janë bërë.
Albanian 1872
sepse prei ati janë krijuem të gjitha, sa janë mbi qijet, edhe sa janë mbi dhet, sa duken’ edhe sa s’dukenë, a shqembe, a zotëni, a urdhëna, a pushtete, të gjitha janë krijuem me anë t’ati edhe për ate.
Albanian 2018
Sepse nga ai u krijua gjithçka në qiej e në tokë, të dukshmet e të padukshmet, fronet, zotërimet, sunduesit e pushtetet. Gjithçka u krijua përmes tij e për të.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse prej ati u kriuanë të gjitha, sa janë mbi qiejet, edhe sa janë mbë dhet, sa shihen edhe sa nukë shihenë, a frone, a zotërinj, a urdhëra, a pushtete, të gjitha janë kriuarë me anë t’ati edhe për atë;