Colossians 3:12 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
Albanian 1827
Të vishni adha si Shënjtorë të cgjedhurë të Perndisë e të dashurë, zëmërë lejmonjare, të butë, të tapinosë, t’ëmblë, të duruarë.
Albanian 1872
Vishni pra, si të sgjedhunit’ e Perëndisë qi jeni, shenjtëna edhe të dashunë, zemër-përdëllimesh, mirëninë, mendien’ e ulëtë, butësinënë, zemërën’ e gjanë;
Albanian 2018
Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Vishni pra, si të sgjedhurit’ e Perëndisë që jeni shënjtorë edhe të dashurë, zemërat’ e përdëllimevet, të mirënë, mëndëjen e unjëtë, butësirënë, zemërën e gjerë;