Esther 2:15 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e tij, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit, rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë e të gjithë atyre që e shihnin.
Albanian 2018
Kur Esterës, së bijës së Abihajlës, të ungjit të Mordakait, që ky e kishte marrë si bijë, i erdhi radha të shkonte te mbreti, ajo nuk kërkoi asgjë përveç çfarë i tha Hegai, eunuku i mbretit, kujdestari i grave. Estera u pëlqente të gjithë atyre që e shikonin.