Exodus 18:8 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë Moisiu i tregoi vjehrrit të tij të gjitha ato që Zoti u kishte bërë Faraonit dhe Egjiptasve për shkak të Izraelit, të gjitha fatkeqësitë e pësuara gjatë udhëtimit, dhe si i kishte shpëtuar Zoti.
Albanian 2018
Moisiu i tregoi të vjehrrit gjithçka Zoti i bëri faraonit dhe Egjiptit për hir të Izraelit. Ai i tregoi për tërë vështirësitë që kishin hasur rrugës dhe sesi Zoti i kishte shpëtuar.