Ezra 4:15 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
me qëllim që të bëhen kërkime në librin e kujtimeve të etërve të tu; dhe në librin e kujtimeve do të gjesh dhe do të mësosh që ky qytet është një qytet rebel, shumë i rrezikshëm për mbretërit dhe për provincat, dhe se aty nxiten rebelime që nga kohët e lashta. Për këtë arësye qyteti u shkatërrua.
Albanian 2018
që të kërkojë nëpër shkresat e etërve të tij. Në ato shkresa do të gjejë dhe do ta kuptojë se ky qytet është qytet kryengritës, i dëmshëm për mbretërit dhe për krahinat dhe se aty nxiten kryengritje që në kohët e lashta. Për këtë arsye u shkatërrua qyteti.