Ezra 5:14 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Përveç kësaj mbreti Kir nxori jashtë nga tempulli i Babilonisë përdorëset prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari kishte hequr nga tempulli i Jeruzalemit dhe i kishte çuar në tempullin e Babilonisë, dhe ia dorëzoi njërit që quhej Sheshbatsar, që ai e kishte bërë qeveritar,
Albanian 2018
Për më tepër, enët prej ari e prej argjendi të tempullit të Perëndisë, që mbreti Nabukodonosor i kishte marrë prej tempullit të Jerusalemit e i kishte vënë në tempullin e Babilonisë, mbreti Kir i mori prej tempullit të Babilonisë e ia dha dikujt që quhej Sheshbacar, të cilin e bëri edhe qeveritar.