Isaiah 49:26 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Do të bëj që shtypësit e tu të hanë mishin e vet, dhe do të dehen me gjakun e vet si të ishte musht. Atëherë çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt, Çliruesi yt, i Fuqishmi i Jakobit".
Albanian 2018
Ata që të shtypin do t'i bëj të hanë mishin e vet, si me musht me gjakun e vet do të dehen. Çdo qenie atëherë do ta dijë se unë jam Zoti, shpëtimtari yt, jam shpenguesi yt, i fuqishmi i Jakobit.